Tridhjetë balena sulmuan jahtin britanik, madje ia shkatërruan helikën

Ekuipazhi i një jahti britanik është detyruar të mbrohet nga sulmi i një “flote” të balenave vrasëse – kur 30 prej tyre sulmuan mjetin lundrues jo larg Gjibraltarit.
Ekuipazhi ka filmuar momentin kur disa balena lundronin shumë pranë anijes, e më pas futen nën ujë dhe fillojnë ta godasin helikën e saj.
Sulmi i tyre ka zgjatur rreth dy orë, e si pasojë të dëmtimit të pjesshëm të helikës, ekuipazhi është detyruar të kërkoj ndihmë në Gjibraltar.
Kujtojmë që edhe vitin e kaluar balenat vrasëse kanë terrorizuar turistët në Spanjë. Gjatë gushtit dhe shtatorit kanë sulmuar katër anije.
Në një sulm, dy anije janë kërkuar të kërkojnë ndihmë nga këto krijesa të zezam që janë nga 8 metra dhe peshojnë mbi 5.000 kilogramë.

Be the first to comment on "Tridhjetë balena sulmuan jahtin britanik, madje ia shkatërruan helikën"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*