Turqi/ Rrëzohet aeroplani ushtarak gjatë stërvitjes, shpëtojnë dy pilotët

Ditën e sotme, një aeroplan ushtarak turk u rrëzua pranë bregut të detit pranë Izmirit.
Fatmirësisht dy pilotët u gjetën të gjallë dhe u morën nga ekipet e shpëtimit, raportojnë mediat turke.
Avioni KT-1 ishte në një fluturim stërvitor në Smyrna, kur për një arsye që ende nuk janë bërë të ditura përfundoi në det në Palia Fokea.
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB), në një postim në Twitter njoftoi:
“Një aeroplan KT-1, i cili po vepronte në bazë të Komandës së 2-të në Izmir, u përplas në det pranë Foca për një arsye të paspecifikuar gjatë një fluturimi stërvitor. Gjatë kërkimit dhe shpëtimit, i cili filloi menjëherë, 2 pilotët tanë u nxorën të gjallë”.

Be the first to comment on "Turqi/ Rrëzohet aeroplani ushtarak gjatë stërvitjes, shpëtojnë dy pilotët"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*