U dërgua pa shenja jete në spital, familja e raporton rastin në polici

Një rast “hetim i vdekjes” është raportuar me anë të raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Viktima mashkull është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/Gjakovë 15.02.2021-10:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar nga familjarët e tij ishte dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Be the first to comment on "U dërgua pa shenja jete në spital, familja e raporton rastin në polici"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*