U vaksinuan më shumë se 4 milionë njerëz, shikoni se çfarë po ndodh në Izrael tani

Në Izrael këto ditë jeta po zhvillohet sikur koronavirusi të mos kishte ekzistuar kurrë.
Çelësi i suksesit është vaksinimi i zbatuar me sukses, që ka çuar në lehtësim të masave anti-Covid.
Numri i madh i të rinjve që vallëzojnë në lokale, ndërsa muzika dëgjohet me volum të lartë dhe aty bëhet jetë normale janë rezultat i vaksinimit të më shumë se katër milion izraelitëve të vaksinuar me vaksinën Pfizer.
Për shkak të një situate të tillë të favorshme epidemiologjike, Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi po shqyrton anulimin e vendimit për të mbajtur maska jashtë.
Sidoqoftë, ky është vetëm një hap drejt qëllimit të autoriteteve izraelite, të cilat synojnë imunizimin e plotë të të gjithë banorëve të rritur.

Be the first to comment on "U vaksinuan më shumë se 4 milionë njerëz, shikoni se çfarë po ndodh në Izrael tani"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*