Vetëvendosje mban tubim përmbyllës në Prishtinë, Kurti dhe Osmani mbledhin qytetarët në shesh

Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur qindra qytetarë në Prishtinë, ndërsa përfaqësuesit e kësaj partie janë nisur nga disa pika në kryeqytet.
Kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe bashkëpartiakët është duke lëvizur rrugëve të Prishtinës, transmeton Telegrafi.

Të njëjtin veprim është duke e bërë edhe Vjosa Osmani, Arben Vitia, Glauk Konjfuca, Albulena Haxhiu, e të tjerë kandidatë.
Pas ecjes, VV do të mbajë tubim në sheshin “Nënë Tereza”.

Be the first to comment on "Vetëvendosje mban tubim përmbyllës në Prishtinë, Kurti dhe Osmani mbledhin qytetarët në shesh"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*