‘Vetura, lopë, viç…’ Krejt çka u vodh brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka raportuar raste të vjedhjeve nëpër rajonet e Kosovës.

Një vjedhje e veturës është raportuar në Prishtinë, në mes të ditës.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga persona NN i është vjedhur automjeti i saj WV Tiguan. Sipas viktimës vetura ishte në pronësi të një personit tjetër pasi që ajo ende nuk e kishte regjistruar veturën në emrin e sajë, posedon kontratën e noterizuar”, thuhet në raport.

Një vjedhje, e cilësuar si e “rëndë” ka ndodhur në Gjilan në natën ndërmjes 27 dhe 28 shkurtit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të pa njohur i janë vjedhur një lopë dhe një viç nga shtalla e tij. Rasti nën hetime nga njësitet policore”, thuhet në raport.

Për vjedhjen e 31 janarit, në Prizren, është arrestuar të dielën një person.

“Me datë 28.02.2021 lidhur me rastin pas punës hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, raportohet se në Vushtrri, i janë vjedhur një personi në lokal pako me cigare.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të pa njohur nga lokali i tij kanë vjedhur disa pako me cigare dhe janë larguar me një veturë me targa finlandeze. Zyrtari i sigurimit deri sa ka qenë në ndjekje të veturës së dyshuar ka vërejtur se njëri nga personat e dyshuar ka shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e cila dyshohet të jetë e pistoletës kalibri 9mm. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore”, thuhet në raportin e policisë.

Be the first to comment on "‘Vetura, lopë, viç…’ Krejt çka u vodh brenda 24 orëve në Kosovë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*