(VIDEO) Momenti kur rrufeja godet aeroplanin e pasagjerëve..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Panama City, ku një një aeroplan me 140 pasagjerë u godit nga rrufeja ndërsa përgatitej për të ateruar.
Mediat e huaja bëjnë me dije se aeroplani Boeing 737 MAX po fluturonte në rreth 9 mijë metra lartësi dhe po vinte për të zbarkuar në Aeroportin Ndërkombëtar Tocumen në Panama City.
Dhe pamjet dramatike të kapura nga kabina e pilotit tregojnë një rrufe të fuqishme që godet hundën e aeroplanit, ndërsa pilotët “lundrojnë” përmes një stuhie të vështirë.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka pasur asnjë të lënduar, pilotët janë kujdesur për zbritjen e pasagjerëve të frikësuar.
Gjithashtu, mediat raportojnë se nga goditja avioni nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Ndërkohë, personi që ka filmuar momentin e pazakontë ka theksuar se goditje të tilla ndodhin shpesh, por kjo është e veçantë pasi është filmuar nga kamerat.

Be the first to comment on "(VIDEO) Momenti kur rrufeja godet aeroplanin e pasagjerëve.."

Leave a comment

Your email address will not be published.


*