VIDEO.. Policia turke tërheq zvarrë deputetin pro-kurd, teksa po kryente abdesin e mëngjesit

Omer Faruk Gergerlioglu, nga Partia Demokratike e Popujve (HDP), refuzoi të largohej nga parlamenti pasi atij iu hoq statusi dhe imuniteti si ligjvënës të mërkurën. Partia ka thënë se rreth 100 oficerë policie hynë në parlament për ta larguar atë të dielën. Videoja e ndalimit të tij tregonte oficerët e policisë që e tërhiqnin zvarrë pa dëshirën e tij, transmeton Independent.
Partia, e cila është në cakun e goditjeve nga qeveria e Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Gergerlioglu u arrestua ndërsa po kryente abdesin e tij për lutjet e mëngjesit.
Gergerlioglu, ish-kreu i një shoqate islamike për të drejtat e njeriut, ka ekspozuar disa shkelje të të drejtave të njeriut në Turqi, duke përfshirë kontrolle të dyshuara të paligjshme të të arrestuarve nga policia.

Gergerlioglu u dënua në vitin 2018 me dy vjet e gjashtë muaj burg për “përhapjen e propagandës terroriste” pasi ai ka përsëritur në Twitter një artikull të lajmeve të vitit 2016 në lidhje me një thirrje për paqe nga Partia e jashtëligjshme e Punëtorëve të Kurdistanit.

Prokurorët e Gjykatës së Lartë në Turqi kanë ngritur një padi në Gjykatën Kushtetuese për mbylljen e partisë të HDP-së dhe po kërkojnë një ndalim pesë-vjeçar për pjesëmarrjen e 687 anëtarëve në politikë. Kjo është goditja e fundit ndaj partisë, e cila ka parë ish-udhëheqësit e saj, ligjvënësit dhe mijëra aktivistë të arrestuar nga pushteti i Erdoganit.

Be the first to comment on "VIDEO.. Policia turke tërheq zvarrë deputetin pro-kurd, teksa po kryente abdesin e mëngjesit"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*