Vjosa Osmani: Synojmë të fitojmë më shumë se 61 deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Kandidatja për Presidente dhe bartësja e listës “Guxo” Vjosa Osmani, ka deklaruar se ata synojnë të marrin më shumë se 61 deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Ne synojmë ti kemi më shumë se 61 deputetë. Pastaj janë edhe 10 votat nga komunitet joserbe për formimin e Qeverisë” tha Osmani.

Tutje Osmani ka theksuar se 14 shkurti do të sjellë një realitet komplet tjetër politik.

“14 shkurti do ta sjellë një realitet komplet tjetër politik. Duke e parë atë që e shohim çdo ditë në zemrat dhe sytë e qytetarëve dhe do ta lehtësojë këtë çështjen e koorumit” deklaoi Osmani në Rubikon.

Be the first to comment on "Vjosa Osmani: Synojmë të fitojmë më shumë se 61 deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*