Zgjatet ora policore, Shqipëria mbyllet nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit..

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të ndërmarrë masa të reja për të frenuar përhapjen se koronavirusit në vendin tonë.
Konkretisht është vendosur ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

Po ashtu Komiteti Teknik i ekspertëve ka vendosur ndalimin e aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

Be the first to comment on "Zgjatet ora policore, Shqipëria mbyllet nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit.."

Leave a comment

Your email address will not be published.


*